INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ofendoi Arbanën në mes të emisionit, çfarë vendosi publiku për Fabjolën

Ofendoi Arbanën në mes të emisionit, çfarë vendosi publiku për Fabjolën

Publikuar më: 15:25 09-05-2026

Fabjola Elezaj është eliminuar nga “Ferma VIP”. Vendimi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga moderatorja Arbana Osmani, pas një televotimi ku ishte vetëm Fabjola. Publiku vendosi që ajo të linte garën përgjithmonë. 

Ky televotim erdhi pas prime-it të kaluar, ku Fabjola shkaktoi reagime të shumta për shkak të një komenti ofendues ndaj moderatores. Gjatë transmetimit live, ajo iu drejtua Arbanës me fjalët “po kuçkë”, çka solli debat të madh si brenda fermës ashtu edhe në rrjetet sociale.

Fabjola kishte qenë në televotim që prej ditës së martë, pasi Agai mori një vendim drastik ndaj saj pikërisht për sjelljen e treguar dhe gjuhën e përdorur gjatë spektaklit.

Pas shpalljes së rezultatit, fermerja reagoi duke pranuar vendimin e publikut. “Vendim i drejtë. Unë nuk ja dola të jepja gjënë e bukur. Kanë bërë gjënë e duhur. Faleminderit për votat”, u shpreh ajo pas eliminimit.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249