INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Obeziteti vrasësi i madh. Studimi: Vret më shumë se diabeti dhe duhani [VIDEO]

Publikuar më: 16:42 25-04-2017

Obeziteti është shkak për regjistrimin e numrit më të madh të vdekjeve të parakohshme. Këtë fakt e zbulon një studim i prezantuar në takimin e Shoqatës së Mjekësisë së Përgjithshme të Brendshme në vitin 2017, të mbajtur në Uashington. Në renditjen e "Vrasësve më të mëdhenj", në botë obeziteti  tejkalon shkaktarë si diabeti dhe pirja e duhanit,që renditen në vendin e dytë dhe të tretë. Më pas renditen vdekjet e parakohshme nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesterolit. Duke përdorur simulimet kompjuterike, studiuesit kanë vlerësuar ndikimin e çdo faktori (obezitetin, pirjen e duhanit, presionin e lartë të gjakut) në rrezikun e vdekjes së parakohshme para moshës 70 vjeç. Në veçanti, është vërejtur se obeziteti "vjedh" 47% të viteve të jetës më shumë sesa duhani. Sipas autorëve të studimit "Faktorët e sjelljes së rrezikut të ndryshuar në këtë mënyrë përbëjnë një barrë të konsiderueshme në vdekshmërinë e popullsisë". Ndryshimi i mënyrës së jetesës për të reduktuar këto faktorë të rrezikut mund të ulin vdekshmërinë e parakohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559