INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxorrën lajmin se është në lidhje me biznesmenin e njohur, Egli Tako bën reagimin e papritur: Shihemi në…

Nxorrën lajmin se është në lidhje me biznesmenin e njohur, Egli Tako bën reagimin e papritur: Shihemi në…

Publikuar më: 11:36 21-11-2025

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka reaguar me tone të ashpra pas përhapjes së lajmeve që e vendosnin në qendër të një romance të supozuar me biznesmenin Endri Topalli.

Thashethemet u shpërndanë me të madhe në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta dhe duke e vënë ish-konkurrenten në qendër të vëmendjes.

Përballë kësaj situate, Egli vendosi të mos qëndrojë më në heshtje dhe të japë një qëndrim publik. Ajo reagoi nëpërmjet Instagramit, aty ku zakonisht komunikon me ndjekësit e saj.

Në postimin e shkurtër, por tepër domethënës, Egli zgjodhi vetëm dy fjalë për të shprehur qëndrimin e saj ndaj lajmeve të qarkulluara.

“Shihemi në gjyq”, ka shkruar ajo.

-640-0-whatsapp-image-2025-11-20-at-154752-e1763650458763-1763722414.jpeg

 

 

Ky reagim u interpretua si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për ata që kanë publikuar apo shpërndarë informacione që ajo i konsideron të pavërteta.

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705