INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxënësja me sindrom Down zgjidhet mbretëresha e shkollës

Nxënësja me sindrom Down zgjidhet mbretëresha e shkollës

Publikuar më: 11:29 30-09-2018

Skye Lemay, një vajzë me sindromën Down është shpallur mbretëreshë bukurie e një kolegji në Luiziana të SHBA-ve. Mësohet se kjo ka qenë zgjedhja e veçantë e shkollës ‘Sh. Amant’. Kur u dha çmimi padyshim që Skye Lemay nuk e fshehu gëzimin, ndërsa brohoriti e ngazëllyer për titullin në fjalë. Edhe të pranishmit në sallë u entuziazmuan sepse Sky është një vajzë e veçantë. Shoqja e saj, Delaney Inabet bëri gjithçka që emri i shoqes të ishte në listën e kandidateve pjesëmarrëse në garë. “Ndonjëherë në jetë na ndodh që të bëhemi dëshmitar të një ngjarje të mrekullueshme. Kohët e fundit kam qenë me fat që mund ta dëshmoja këtë. Siç është rasti i këtyre dy vajzave që më mësuan aq shumë”, kështu shkruan në ‘Facebook’ mësuesja e vajzave, ndërsa ka shpërndarë edhe një foto të tyre.

foto_mes.jpg

Delaney e ka ndihmuar gjithmonë shoqen e saj Skye që të integrohet në shkollë dhe kur erdhi koha për të paraqitur nominimet për konkursin e bukurisë, nxitësja e skuadrës u sigurua që ajo të mos lihej jashtë listës. "Delaney erdhi tek unë dhe më pyeti nëse e kisha plotësuar formularin për Skye, nuk kisha asnjë ide se për çfarë po fliste", tha mësuesja. Vajza pastaj shkoi në zyrën e shkollës, mori fletën e regjistrimit dhe e çoi te mësuesja për ta mbushur atë. "Nëse Delaney nuk kishte punuar kaq shumë, emri i Skye nuk do të kishte qenë kurrë midis konkurrenteve"-rrëfeu mësuesja.
Në fjalimin e saj "të bukur", mbretëresha e re nuk e harroi shoqen e saj ndërsa e falënderoi. "Skye nuk do ta harrojë kurrë gjestin e Delaneyt, këto dy vajza janë dy mbretëresha në sytë e mi", përfundoi mësuesja. Ndërsa një përdorues komentoi poshtë fotove: "Një histori e bukur e dy vajzave të mrekullueshme nga brenda dhe jashtë. Delaney, kurrë nuk mund të kuptoni ndikimin që keni pasur në jetën e Skye dhe familjes së saj, por unë, si nëna e një fëmije me aftësi të veçanta mund t'ju them se jeni një heroinë e vërtetë. Zoti ju bekoftë "-shkroi një nënë.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889