INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë planesh keni për sot, bien sërish temperaturat? Shihni si do jetë moti!

Çfarë planesh keni për sot, bien sërish temperaturat? Shihni si do jetë moti!

Publikuar më: 11:09 30-09-2018

Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës dhe temperaturat kanë pësuar rënie drastike në krahasim me dy javë më parë. Duket se rënia e temperaturave do të vijojë edhe për ditët në vazhdim.

Ndërkohë sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me një mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare më të theksuara në zonat juglindore.

Ndërsa pasditja vijon me vranësira më të theksuara sërish në zonat juglindore.

Temperaturat do të zbresin me 1-2 gradë Celsius në orët e para të mesditës, duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë 5-27 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h në drejtimin verior, duke shkaktuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223