INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjedh ujin e detit, gjobitet me 1 500 euro

Vjedh ujin e detit, gjobitet me 1 500 euro

Publikuar më: 10:31 30-09-2018

Një gjerman 48-vjeçar u pa nga një qytetar, ndërsa në mënyrë të paligjshme tërhoqi një sasi të madhe uji nga deti, pranë shoqatës Sportive të Amatorëve të Bunkerit në Trieste. Shtetasi gjerman po ngarkonte një kamion me 24 cisterna, me 1000 litra ujë secila. Arsyeja? 48-vjeçari po e merrte ujin e detit për ta çuar në një akuarium në Gjermani. Policia bashkiake, e cila ndërhyri menjëherë, i vendosi atij një gjobë prej mbi 1.500 euro dhe e urdhëroi që ta shkarkonte menjëherë ujin në det.
Policia u bazua në nenin 51 të Kodit të Navigimit, përkatësisht: "Brenda zonës detare dhe territorit detar, nxjerrja dhe grumbullimi i algave, zhavorrit ose materialeve të tjera i nënshtrohet koncesionit dhe parashikohet me ligj ".

Article Logic
Execution time: 0.0026159286499023