INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi në Maqedoni, KSHZ : Deri në orën 11:00 pjesëmarrja 8.03 %

Referendumi në Maqedoni, KSHZ : Deri në orën 11:00 pjesëmarrja 8.03 %

Publikuar më: 11:42 30-09-2018

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deklaron se votimi në Maqedoni po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa parregullsi. Në votimin për referendumin, të nisur nga ora 7 e mëngjesit në 3480 vendvotime në territorin e Republikës së Maqedonisë nuk ka pasur incidente. “Deri Në orëN 11:00 dalja e votuesve për referendum është 8.3 për qind”, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Pjesëmarrja më e madhe në votim është regjistruar në Komunën Qendër, ku dalja është 13.1 për qind, pastaj vjen Kriva Pallanka me 13.08 për qind dhe Komuna Karposh më 12.51 për qind. Deri në ora 11 numër më të vogël të votuesve ka në Mogila me 3.16 për qind dhe Pllasnicë me 3.30 për qind. Në qytetet e tjera pjesëmarrja është si vijon, në Gostivar dalja është 5.64 për qind, në Dibër 4.72 për qind, në Strugë 6.73 për qind, në Tetovë 7.60 për qind, në Kumanovë 9.14 për qind. Nga KSHZ thonë se deri më tani janë bërë shtatë ankesa për mbrojtjen e së drejtës së votës, tre prej të cilave janë refuzuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998