INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxehet keq fare! Gazetarja shqiptare ka vendosur që ti çjerr maskën politikanëve dhe pjeshkave të Instagramit [VIDEO]

Nxehet keq fare! Gazetarja shqiptare ka vendosur që ti çjerr maskën politikanëve dhe pjeshkave të Instagramit [VIDEO]

Publikuar më: 10:42 12-08-2019

Enki Braçaj u bë shumë e njohur kur jepte lajmet në "Zjarr TV", ndërsa sezonin e kaluar televiziv e pamë gazetare në "Aldo Morning show".

-640-0-5d5120f17f901.jpg

Por edhe gjatë verës, Enki nuk ka qëndruar e qetë dhe ka nisur në Youtube një serial të kronikave verore nga jugu ku vendos të zbulojë anën e errët të pushimeve luksoze të personazheve të famshëm, nga “pjeshkat e Instagramit” te politikanët.

"Ideja më lindi pasi kam parë plot fenomene të ndyshme ku të gjitha diskutohen nën zë dhe unë vendosa të them atë që unë mendoj te 'Realiteti sipas Enkit'. Sikurse e kam thënë edhe tek episodi i parë, më kanë bërë përshtypje vajzat ,të cilat edhe pse pa punë dhe me ekonomi familjare mesatare, në buzë të detit të gjitha sillen si “princeshat e babit", u shpreh Enki në një intervistë për "Panorama plus".

E pyetur nëse do të bëjë pjesë të ndonjë episodi politikanët apo njerëzit e ekranit dhe si mund t’ua çjerrë maskën, Enki u përgjigj:

"E kam menduar të bëj pjesë të projektit edhe personazhet publikë, sidomos politikanët, të cilët më keq se këto “pjeshkat në jug”, as ata nuk i justifikojnë dot shpenzimet që bëjnë".

Enki ka zbuluar gjithashtu se nga shtator do e shohim sërish në "Aldo Morning shoë" dhe u shpreh: "nuk e imagjinoj dot ta filloj ditën pa energjinë që më jep “Aldo morning show”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024240016937256