INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 shenjat e horoskopit që kanë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm

2 shenjat e horoskopit që kanë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm

Publikuar më: 14:29 30-10-2018
Mesa duket edhe shenja e horoskopit ndikon në suksesin tuaj.
Intv.al ju sjell se cilat janë shenjat e horoskopit që kanë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm. Mesa duket kjo fushë e suksesit është ndër më të mirat e tyre, prandaj shihni cilat janë, sipas Dr. Mark Hamilton nga Universiteti i Connecticut :
 
1. Ujori
Personat që i përkasin shenjës së ujorit eksperimentojnë në shumicën e kohës dhe kjo i çon ata drejt suksesit. Ujorët  i duan gjërat e vërteta dhe janë të pavarur. Sipas Intv.al dëshira për të pasur sa më shumë liri, i bën ata të ndjekin ambiciet e tyre. Ata analizojnë çdo gjë që ndodhet pranë tyre, prandaj ruhen shumë nga dështimet. Një armë tjetër të fortë që ujorët kanë, është edhe mosbesimi që kanë ndaj të tjerëve. Rrethi i tyre shoqëror është mjaft i ngushtë, gjë që i bën të kenë një rrugë  pa pengesa drejt suksesit. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje, kanë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm. Ja disa prej tyre: Etta James, Oprah Ëinfrey, Harry Styles, Justin Timberlake, Ed Sheeran, Shakira, Jeniffer Aniston etj.
2. Peshqit
Personat e shenjës së peshqëve janë shumë të kujdesshëm në zgjedhjet e tyre. Ata janë të mirë, por edhe të rrezikshëm, kur bëhët fjalë për interesat e tyre individuale.  Një peshk nuk ndikohet nga armiqësia, pasi e bën shumë mirë rolin e personit që nuk ka vënë re asgjë.  Intv.al  shton se kjo gjë i bën ata të ecin përpara pa e vrarë mendjen se kush po i pengon drejt suksesit.  Ata priren edhe të dalin nga gjërat e përditshme dhe të notojnë në një drejtim që vetëm ata e dinë. Rreziku që marrin i çon drej rrugës së suksesit. Ja disa nga të famshmit që  i kanë pasur këtë shenjë: George Washington, Victor  Hugo, Albert Einstein, Rihanna, Justin Bieber, Adam Levine, Steve Jobs etj.
Burimi: Independent
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281