INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky aktor hollivudian ka pasur një baba abuziv dhe ka dashur të bëhej prift katolik. Zbuloni se kush është ai!

Ky aktor hollivudian ka pasur një baba abuziv dhe ka dashur të bëhej prift katolik. Zbuloni se kush është ai!

Publikuar më: 12:35 30-10-2018
Në rubrikën “ Positive Vibes”, në emisionin e pasdites  “ IN Traffic” në IN Radio 105.7 ishte historia e suksesit të aktorit hollivudian, Tom Cruise.
Sipas intv.al jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Ja disa gjëra nga historia e tij:
Tom Cruise është rritur nga një baba abuziv. Vitet e trazuara të adoleshencës, ai i ka treguar në shumë intervista. Kur ishte  14-vjeç në vitin 1976, nëna e tij Maria mori atë dhe tre motrat e tij në një makinë dhe i zhvendosi në Louisville nga Ottaëa, Kanada, pasi ajo u nda me babanë e tij abuziv,Tommy Sr, i cili vdiq në 1984.
Cruise ndoqi një seminar françeskan në Cincinnati të Ohajo-s, për një bursë kishtare dhe synonte të bëhej prift katolik. 
 
Ai nuk kishte shumë stabilitet në jetën e tij dhe si rezultat ai ndoqi tetë shkolla të ndryshme fillore dhe tre shkolla të mesme të ndryshme.
Cruise u shfaq fillimisht në ekranin e madh në 1981, kur ai luajti një rol mbështetës në “Endless Love and Taps”.
Në vitet 1990, ai përparoi si nje superstar ndërkombëtar, duke interpretuar në serinë e suksesshme “Mission Impossible”. 
 
tomcruise-1024x735.jpg
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0033130645751953