INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse kjo kompani ka probleme, ekzistenca e internetit rrezikohet rëndë

Nëse kjo kompani ka probleme, ekzistenca e internetit rrezikohet rëndë

Publikuar më: 11:05 30-07-2018


Interneti nuk është gjë tjetër përveçse një rrjet i gjërë serverash që bashkëveprojnë me njëri tjetrin. Sigurisht që jo çdo kompani ka mundësi që të ketë serverat e vet, prandaj ekzistojnë kompani që ofrojnë shërbime hostimi dhe quhen Cloud Providers. Ofruesit e shërbimit Cloud nuk janë shumë. Titanët e industrisë elektronike dominojnë sektorin, por ndër ta Amazon është numri një.

Dominanca e Amazon është shumë e thellë. Ju jeni duke e përdorur përditë atë dhe mbase as që e dini që po e bëni. Aplikacionet tuaj më të preferuar si: Spotify, Netflix, Fortnite, Snapchat, Deezer, Call of Duty, Wordpress(nga e cila janë ndërtuat rreth 60% e ëebsiteve) etj. Rreth 40% e gjithë internetit funksionon në saje të AWS(Amazon Web Services).

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Nëse do të provoni që të ndaloni funksionimin e serverave të Amazon, do të vëreni që përveç disa rrjeteve si Youtube, asgjë tjetër nuk do të funksionojë si duhet. Faqet e internetit nuk do të luhen fare, ose do të jenë komplet pa imazhe. Postimet e Facebook do të dalin gjysmake nga mosekzistenca e linkeve, aplikacionet e muzikës nuk do të funksionojnë fare etj.

Nëse po përdorni MacOS dhe dëshironi që ta provoni vetë ndjesinë e jetesës pa AWS, thjesht klikoni këtu për të shkarkuar programin e nevojshëm(vetëm nëse jeni ekspert dhe dini si të përdorni GITHUB).

aws_stuff.png

 

 

 

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0040152072906494