INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Numra shokues, Dua Lipa feston arritjen e madhe në YouTube! [FOTO]

Numra shokues, Dua Lipa feston arritjen e madhe në YouTube! [FOTO]

Publikuar më: 11:34 21-07-2017

Artistja e talentuar me origjinë shqiptare ka marrë rrugën drejt yjeve!

Tashmë edhe numrat kanë filluar ta certifikojnë diçka të tillë dhe nuk nevojitet të shkosh më larg se YouTube për ta parë. Dua Lipa ka arritur numrin aspak modest të 1 milion subscribers në sajtin që është kthyer në ikonën e muzikës. Ishte vetë këngëtarja 21 vjeçare ajo që e bëri të ditur lajmin e madh nëpërmjet profilit të saj në Instagram. Dhe e bëri këtë nënjë mënyrë vërtetë unike, sipas “rregullave të Dua Lipa”, siç tha dhe ajo vetë në mbishkrim. Bukuroshja e muzikës pop postoi një video ku shfaqej me mikeshat e saj duke kënduar superhitin e vitit 2003, “Milkshake” nga Kelis.

dua1mln.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215