Marrëdhënia e Fifit dhe Granitit ka qenë ndër më të komentuarat në "Big Brother VIP'. Këngëtarja shprehu një pëlqim për ish-futbollistin brenda shtëpisë megjithatë vendosën të jenë miq. Pas daljes, kur u përballë me të në studio, Fifi tregoi indiferencë, madje mohoi ta quante ndjenjë apo dashuri të vërtetë atë që përjetoi me Granitin. Kjo ndodhi pas disa deklaratash kontradiktore dhe të dyshimta që Graniti kishte bërë për të.
Megjithatë, në festën e 20-vjetorit të "Top Channel" u duk se ata i kishin rregulluar marrëdhëniet dhe kishin sqaruar çdo keqkuptim. Arbana ndau një foto të tyre ku shfaqeshin të afërt me njëri-tjetrin,teksa po ashtu video të tyre duke kërcyer u bënë virale.
Sakaq, "Panorama Plus" shkruan se miq të afërt të Fifit dhe Granitit kanë treguar se ata kanë nisur një lidhje romantike dhe për më tepër kanë bërë marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syve të publikut.
Vetë dy protagonistët nuk kanë reaguar lidhur me këto lajme. A bëhet fjalë thjesht për një miqësi apo për diçka më shumë? Mbetet për tu parë.









6 Nov 2025 





