INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! 6 vite burg për NEYMAR?! Ja për çfarë akuzohet ylli i futbollit

Nuk pritej! 6 vite burg për NEYMAR?! Ja për çfarë akuzohet ylli i futbollit

Publikuar më: 21:58 31-10-2018

Neymar rrezikon deri në gjashtë vite burg me gjykatën që po ri-shqyrton transferimin e tij nga Santos te Barcelona. Ylli i Paris Saint-Germain është urdhëruar të paraqitet në gjyq vitin e kaluar për mashtrim në transferimin e vitit 2013.

Neymar akoma nuk është paraqitur në gjyq, por raportet e freskëta në Spanjë deklarojnë se gjykata kombëtare vendosi t’ia kalonte Departamentit Kriminal këtë çështje. Gazeta e Barcelonës La Vanguardia raporton se ata kanë vendosur ta dënojnë Neymar me gjashtë vite burg nëse shpallet fajtor. Transferimi i sulmuesit nga Brazili në Spanjë është duke u investiguar nga autoritetet spanjolle që prej janarit të 2014.

Presidenti i Barcelona-s Josep Maria Bartomeu është akuzuar me mashtrim taksash dhe korrupsion për rolin e tij në transferim. Apeli i tij është refuzuar vitin e kaluar. Barcelona në fillim ka paguar 17.1 mln euro për talentin, por një ankesë ka bërë që të hapet një çështje ligjore.

Article Logic
Execution time: 0.0079259872436523