INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pranojnë qelinë, dy ish deputetët kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit

Nuk pranojnë qelinë, dy ish deputetët kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit

Publikuar më: 11:38 13-11-2018

Nuk pajtohen me arrestin me burg por dy ish deputetët Arben Çuko dhe Arben Noka kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit këtë të marte. 24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkojnë sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Mësohet se në seancë janë të pranishëm vetëm 16 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë duke përfshirë edhe dy ish deputetët nuk marrin pjesë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre.
Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre. Ndoka dhe Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.
Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish -drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.
Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771