INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17-vjeçarja shqiptare humbet në Irlandë, familjarët dhe policia apel për ndihmë

17-vjeçarja shqiptare humbet në Irlandë, familjarët dhe policia apel për ndihmë

Publikuar më: 18:18 15-04-2018

Një vajzë shqiptare 17-vjeçare rezulton e humbur që prej ditë së mërkurë dhe është shpallur në kërkim nga policia në Kildare, Irlandë. Familjarët e Olta Dodaj kanë njoftuar policinë pasi vajza nuk kishte shkuar në shtëpi. Sipas medieve vendase ajo është parë për erë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Newbridge. Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe ‘Gardaí’ ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë. “17-vjeçarja shqiptare Olta Dodaj është rreth 165 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe. Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri”-shkruan media “Leinster Leader”. Edhe mediet e tjera vendase kanë bërë apel për gjetjen e adoleshentes shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0040881633758545