INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet! Pas suksesit së ‘Eiskalt’, reperja ka gati projektin e ri dhe është bashkëpunim me një artist të njohur [FOTO]

Nuk ndalet! Pas suksesit së ‘Eiskalt’, reperja ka gati projektin e ri dhe është bashkëpunim me një artist të njohur [FOTO]

Publikuar më: 11:22 26-08-2019

Loredana është një ndër reperet më të dashura dhe të preferuara për të gjithë njerëzit anë e mbanë botës.

91e65f.jpg

Kohët e fundit reperja ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikorë dhe ai që bëri namin këtë verë ishte bashkëpunimi me bashkëshortin e saj Mozzik.

Ata sollën për publikun këngën me titull “Eiskalt” e cila u pëlqye nga i gjithë publiku shqiptar, gjerman dhe jashtë tyre duke arritur mijëra klikime në Youtube, por reperja nuk mjaftohet me kaq.

fff.JPG

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit disa foto të pamjes të klipit të ri dhe ka zbuluar se do të jetë bashkëpunim, por pa treguar emrin e këngëtarit.

Mbrëmjen e kaluar ajo ka hedhur një foto ku shkruan: “Loredana feat…”- dhe komentet kanë shpërthyer duke pyetur se kush do të jetë këngëtari me të cilën do të bashkëpunojë.

s.JPG

Disa burime për “Prive.al” kanë zbuluar se kënga e re e Loredanës do të jetë në bashkëpunim me Mero.

Mero është një artist i njohur në Gjermani, me origjinë turke dhe kohët e fundit është kthyer ndër këngëtarët më në zë dhe klipi është drejt përfundimit dhe projekti pritet të publikohet së shpejti.

45c31bd114da64522bfa0da10d23038636c98153dbcd80ab463f6b4a89bbca69.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042538642883301