INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do ua rrëmbejë zemrën! Loredana fotografohet e shtrirë pranë vajzës: Ndjenja më e bukur në botë [FOTO]

Do ua rrëmbejë zemrën! Loredana fotografohet e shtrirë pranë vajzës: Ndjenja më e bukur në botë [FOTO]

Publikuar më: 11:00 19-08-2019

Prej disa muajsh në media po shkruhet për Loredana Zefin dhe skemën e mashtrimit që thuhet se ajo ka bërë ndaj një çifti zvicerian. Çdo ditë dalin fakte të reja lidhur me ngjarjen dhe mbi këngëtaren vazhdojnë të rëndojnë akuzat e rënda. E gjithë kjo situatë nga ndikuar edhe në karrierën e këngëtares, e cila pak kohë më parë njoftoi se do të anulonte koncertet e planifikuara për këtë verë, por nuk e bëri për hir të fansave të saj.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, çifti shumë i njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vogëlushen Hana, e cila u kthye në një ndër fëmijët më të njohur të showbizit shqiptar të cilës i kanë hapur dhe një llogari në Instagram e cila menaxhohet nga dy prindërit e saj reperë ku ndajnë foto dhe video të ndryshme të vajzës.

Mozzik.png

Së fundmi, Loredana ka postuar një foto shumë të ëmbël ku shihet reperja vetë së bashku me vajzën e saj Hana, e shtrirë pranë vogëlushes së saj e cila është duke fjetur.

“Ndjenja më e bukur në botë”- ka shkruar Loredana në foto.

ghjghj-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764