INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mundi ta takonte për herë të fundit, Princ Harry mësoi për vdekjen e Mbretëreshës nga mediat

Nuk mundi ta takonte për herë të fundit, Princ Harry mësoi për vdekjen e Mbretëreshës nga mediat

Publikuar më: 12:30 23-09-2022

Princi Harry nuk mundi ta takonte gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeth sa ishte gjallë pasi mbërriti shumë vonë në Kështjellën Balmoral në Skoci, ku dhe ndërroi jetë. Së fundmi, burime pranë pallatit mbretëror janë shprehur se ai e mori lajmin për vdekjen e gjyshes nëpërmjet mediave.

Një person i brendshëm i Pallatit Buckingham tha për Page Six se Harry ishte thirrur në Skoci nga babai i tij, mbreti i ri Charles III, në mëngjes. Megjithatë, një burim tjetër i pallatit konfirmoi se askush nga familja, apo ndonjë oborrtar, në fakt nuk e thirri Harry-n për t’i treguar për vdekjen e monarkes.

Harry dhe Markle thuhet se u kthyen në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, të mërkurën për t’u ribashkuar me fëmijët e tyre, Archie 3-vjeçar dhe Lilibet, 1 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0025320053100586