INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjashmëri e frikshme! E krahasuan me ish-Zonjën e Parë të Francës, por Bella Hadid ka dhe një tjetër sozi [FOTO]

Ngjashmëri e frikshme! E krahasuan me ish-Zonjën e Parë të Francës, por Bella Hadid ka dhe një tjetër sozi [FOTO]

Publikuar më: 15:14 28-05-2018

Menduat se e gjetëm sozinë e modeles së njohur Bella Hadid? Njësoj si ju menduam edhe ne kur pamë ngjashmëritë fizike mes supermodeles Carla Bruni dhe Bella Hadid. Ato të dyja janë si dy pika uji. Edhe vetë Carla Bruni e ka kuptuar këtë ngjashmëri dhe ka shkruar “A është kjo vajza ime sekrete?. Rikujtojmë se edhe Carla Bruni ka qenë një modele shumë e suksesshme dhe sot Bella Hadid konsiderohet si pasardhësja e saj.

fgjgyjy.png

 

Por Bella Hadid ka ngjashmëri edhe me një tjetër personazh shumë të njohur të Hollywoodit dhe kjo sozi tjetër e modelës është prezantuar sot në emisionin Fun Day me moderatoren Fatma Methasanin. Interneti është ‘çmendur’ kur ka vënë re ngjashmëritë e frikshme që ato të dyja kanë. E kemi fjalën për Bella Hadid dhe aktoren e njohur Jennifer Lawrence. Përveçse kanë një hije të njëjtë në fytyrë, nëse sheh me detaje do të vesh re pjesën e syve që i kanë njësoj.

bellajen.jpg

elite-daily-Jennifer-Lawrence.jpg

bella-hadid-and-jennifer-lawrence.jpg

 

Që në fillimet e para, kur Bella Hadid u bë pjesë e fushës së modelingut, njerëzit janë stepur duke menduar dy herë nëse ajo që shihnin ishte Jennifer Lawrence apo jo. Të shumta janë rastet që bukuroshet janë komentuar edhe për ngjashmëri si në stil dhe në veshje.


Bella Hadid dhe Jennifer Lawrence ne po i quajmë thjesht “twins”.

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613