INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha'', Bujar Qamili i bën ''be'' moderatores pasi kjo e fundit e bëri me...

''Për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha'', Bujar Qamili i bën ''be'' moderatores pasi kjo e fundit e bëri me...

Publikuar më: 15:47 28-05-2018

Përpara disa kohësh në emisionin “Boom” që prezantohet nga Rozana Radi dhe nga Fjori Dardha ishte i ftuar këngëtari i hitit “Rrak Tak”, Bujar Qamili i cili deklaroi se i blinte të dashurës parfume.

Mirëpo ditën e sotme këngëtari i njohur i ftuar në emisionin ‘Rreze Drite’ ka sqaruar një herë e mirë këtë deklaratë që bëri bujë në media.

Sipas tij ky rrëfimi i tij është deformuar nga gazetarët dhe sqaroi se ai ka shumë të dashura dhe ato janë të gjitha fanset dhe fansat e tij.

“Shiko gazetarët i dua shumë, por më duket se këtë deklaratë ma kanë deformuar. Më duket se e kam thënë tek Rozi Radi (emisioni Boom) por ma ka deformuar. Po kush qenka ai burrë trim që thotë se i blen parfume dashnores? Unë e kam shumë shoqe Rozin, ajo thotë që e kamë thënë unë, por për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha. M’i ka ik pak muhabetit, më duket.”, ka treguar këngëtari.

-640-0-5b0be5494f26c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943