INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka ''paqe'' me Presidentin, deputetët e Kuvendit rrëzojnë dekretet e Metës

Nuk ka ''paqe'' me Presidentin, deputetët e Kuvendit rrëzojnë dekretet e Metës

Publikuar më: 15:26 12-09-2019

Me shumicë votash Kuvendi ka rrëzuar sot në seancë plenare 8 dekretet e Presidentit të Republikës që i kthen ligjet për rishqyrtim. Në nisje të procesit të votimit kryeparlamentari Ruçi sqaroi se dekreti për rishqyrtim e humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të kuvendit.

Lista e dekreteve të rrëzuara:

23 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim-Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve.

19 vota pro, 78 kundër dhe  abstenim dhe 3 kundër-Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.04.2008 “Për rezervat materiale të shtetit”

22 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11227, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””

23 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 42/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar””

22 vota pro, 76 kundër dhe 4 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””

22 vota pro, 74 kundër dhe 4 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum - Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve - By-Pass Orikum - Dukat (ura e Shën Elizës)””

23 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren””

15 vota pro, 77 kundër  dhe 11 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës “Për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992