INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk justifikoi 480 mijë $, Vettingu shkarkon gjyqtarin e Kushtetueses

Nuk justifikoi 480 mijë $, Vettingu shkarkon gjyqtarin e Kushtetueses

Publikuar më: 12:51 23-03-2018

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.
Këtë të premte në kuadër të procesit të ‘Vettingut’ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit.

Në deklaratën për mediat Komisioni i Pavarur theksoi se Lulo nuk ka justifikuar pasurinë e tij, 480 mijë dollarë. Sipas Komisionit burimi i pasurisë së tij është i paligjshëm.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka konkluduar se Fatos Lulo ka kryer deklarim të rremë, për sa kohë nuk dihet burimi i pronave.

Në seancën dëgjimore të Vettingut të mbajtur dy ditë më parë ku Lulo nuk u paraqit u nënvizua si pasuri e gjyqtarit shuma prej 100 mijë dollarësh që iu dhurua nga e motra Drita Lulo dhe kontrata e borxhit prej 480 mijë dollarësh me të cilën ishte planifikuar të blihej shtëpi në Toronto të Kanadasë.

Vendimin e marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjyqtari ka të drejtë në ankimojë brenda 30 ditëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043