INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk fshihen më! Beniada konfirmon lidhjen me personazhin e njohur televiziv

Nuk fshihen më! Beniada konfirmon lidhjen me personazhin e njohur televiziv

Publikuar më: 15:36 08-12-2022

Prej kohësh, Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari po përfliten si çifti më i ri i showbizit shqiptar. Ish-banorja e "BB VIP ALBANIA" dhe vëllai i Arbër Hajdarit nuk kishin konfirmuar asgjë, deri më sot. Beniada ka ndarë pak minuta më parë një foto dorë për dorë me Blertin.

-640-0-6391bb5ce8b3a.jpg

 

Në fakt ajo nuk ka vënë as emër as fytrën, por nuk e kishim të vështirë të vërtetonim se dora është e tij, falë byzylyqeve.

 

-640-0-6391bb5ce8b3a.jpg

Për Blert Hajdarin kanë dëgjuar më shumë shikuesit e emisionit “Procesi Sportiv” ku ai është prej kohësh si opinionist, pikërisht edhe emisioni që i solli Beniadën, si kolege, por jo vetëm kaq.

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai e mbylli karrierën si sportist për shkak të një dëmtimi.

Por në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën. Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561