INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk flisnin prej vitesh, Dafina Zeqiri pajtohet me moderatorin e njohur: ‘Më fal për gjithçka’

Nuk flisnin prej vitesh, Dafina Zeqiri pajtohet me moderatorin e njohur: ‘Më fal për gjithçka’

Publikuar më: 12:36 05-01-2026

Një miqësi që dikur konsiderohej e mbyllur, ka marrë një kthesë të papritur gjatë festave të fundvitit.

Megjithëse raportet mes moderatorit Labinot Gashi dhe Dafina Zeqirit, dukeshin të krisura përfundimisht, dhjetori shënoi rikthimin e tyre të madh. Dyshja, që për një kohë të gjatë nuk flisnin për shkak të një hatërmbetjeje, lanë pas të kaluarën për të festuar një përvjetor të rëndësishëm.

Dafina ishte e ftuara e nderit në festën e 25-vjetorit të karrierës së Labit, ku emocionet ishin të papërmbajtshme.

Gjatë fjalimit të tij, Labi u shpreh i privilegjuar për praninë e saj: “Jam me fat, faleminderit që ke qenë pjesë e këtyre 25 viteve të mia. Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin. E mira është që sonte festojmë bashkë, aq më tepër që ky vit ka qenë viti më i bukur në botë pasi je bërë nënë.”

Në një moment kulmant, moderatori u tregua mjaft i hapur duke kërkuar ndjesë për çdo keqkuptim të kaluar: “Daf, më fal për gjithçka, ndoshta që të kam lënduar ndonjëherë.”

Nga ana tjetër, këngëtarja e vlerësoi lart rrugëtimin e tij profesional dhe personal. “Jam shumë e lumtur për ty dhe familjen tënde. Të uroj jo 25 po 100 vite karrierë se e meriton,” tha Dafina, duke pranuar me modesti se edhe pas 18 vitesh në skenë, emocionet e bëjnë të veten kur duhet të flasë përpara publikut.

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217