Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, në Top Albania Radio. Prej fillimit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, ajo është opinionistja zyrtare e reality show-t, së bashku me Arbër Hajdarin.
E gjatë kësaj interviste, Salsano e ka pyetur Kryemadhin në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg.
Moderatori e pyeti nëse e kënaq idea që Meta e ndjek atë nga burgu dhe Monika u përgjigje menjëherë shkurt ‘jo, nuk më kënaq’.
Pjesë nga intervista:
Salsano: Thonë që Iliri të ndjek nga burgu, të kënaq kjo?
Monika: Jo, nuk më kënaq
Salsano: Pse, mendon se të paragjykon?
Monika: Jo, nuk është se kam mendim se më paragjykon, por nuk dua të kem asnjë lidhje me të
Salsano: Asnjë mendim
Monika: Po








7 Jan 2026 





