INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk fituat lotarinë amerikane! Ambasada jep një lajm pozitiv për aplikuesit

Nuk fituat lotarinë amerikane! Ambasada jep një lajm pozitiv për aplikuesit

Publikuar më: 10:51 18-05-2018

Shqiptarët priten 15 majin për të marrë një përgjigje pas aplikimit për lotarinë Amerikanë. Shumë natyrisht u zhgënjyen, pasi morën një email refuzues, duke ju thënë se nuk janë përzgjedhur në fazën e parë për të vijuar më tej procesin. Për shumë qytetarë ky refuzim ishte zhgënjyes. Por mos e humbni shpresën. Mund të keni sërish fat dhe ju mund të shpalleni fitues. Për këtë duhet të jeni të vëmendshëm dhe të kontrolloni llogarinë e aplikimit deri në fund të muajit shtator. Një qytetare i është drejtuar Ambasadës me pyetjen se a mund të shpallet fitues i lotarisë, edhe pas përgjigjes së parë refuzuese. Përgjigjja ishte pozitive, madje duke thënë se kjo ka ndodhur edhe më parë.
Ja pyetja dhe përgjigjja për këtë çështje drejtuar Ambasadës.
Pyetja:
“Përshëndetje! #pyetannën Do të doja të dija nëse konkretisht ka pasur raste që njerëz të tjerë e kanë fituar lotarinë pas ditës së parë të publikimit dhe a mund të ndodh edhe këtë herë e njëjta gjë, që ne mund të fitojmë në muajt apo ditët në vijim. Shumë faleminderit! do të doja një përgjigje sa më konkrete”.

Pergjigja:
“Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni tek https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Nëse rezultoni të përzgjedhur, ju duhet të vazhdoni me plotësimin e formularit DS-260”.
Pyetje:
“Më falni që po ua bëj përsëri pyetjen a ka ndodhur më parë të fitoj dikush pas ditës së parë të aplikimit??”
Përgjigje:
“Ka ndodhur para dy vitesh”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040819644927979