INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mezi po e prisnit? Paçi fat! Ëndrra amerikane erdhi, kontrolloni përgjigjet e LOTARISË këtu! [FOTO]

Mezi po e prisnit? Paçi fat! Ëndrra amerikane erdhi, kontrolloni përgjigjet e LOTARISË këtu! [FOTO]

Publikuar më: 18:15 15-05-2018

Edhe nëse nuk jeni nga Korça apo Pogradeci, kontrollojeni për siguri!

Duke filluar nga ora 18:00 pasdite të gjithë aplikuesit mund të verifikojnë nëse janë përzgjedhur ose jo nga Lotaria Amerikane. Ambasada amerikane njofton se për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2019, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nga vetë qytetarët përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check) dhe nuk ka njoftim përmes e-mailit.

Por fluksi i madh i shqiptarëve që kontrollojnë përgjigjet e tyre ka bërë që serveri i faqes së lotarisë online të bjerë.

Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.

Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të të Regjistruarve (Entrant Status Check) është www.dvlottery.state.gov.

lott.jpg

 

Bëjini herë pas here reload!

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498