INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju doli Lotaria Amerikane apo jo? Njihuni me hapat e rradhës që duhet të ndiqni!

Ju doli Lotaria Amerikane apo jo? Njihuni me hapat e rradhës që duhet të ndiqni!

Publikuar më: 20:59 15-05-2018

Ditën e sotme në orën 18:00, kanë dalë emrit e fituesve të Lotarisë Amerikane. Disa janë zhgënjyer që nuk janë përzgjedhur por për të gjithë ata që kanë fituar, këto janë procedurat që duhet të ndiqni më pas:

Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar shqyrtimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.

Njoftim: Për të përzgjedhurit e programit DV-2018, duhet të plotësojnë formularin elektronik DS-260. Sa më herët ta plotësoni formularin DS-260, aq më shpejt keni mundësinë e catkimit të datë së intervistës për vizë.

Caktimi i datës së intervistës varet nga dy faktorë

numri juaj, sa më i ulët – aq më shpejt intervista, dhe

sa më shpejt të plotësoni DS-260 – aq më shpejt intervista. Formulari DS-260 gjendet në faqen e internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore.

Jeni përzgjedhur? Ja përgatitja për vizën

Nëse jeni i përzgjedhur ju duhet të lexoni udhëzimet e mëposhtme se si të pëgatiteni për intervistën:

Udhëzimet për Përgatitjen për Vizë për të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë

Përpara intervistës tuaj për vizë, ne ju rekomandojmë të rishikoni të dhënat që keni dhënë në aplikimin tuaj fillestar për lotarinë. Sigurohuni që të keni dhënë informacionin e saktë mbi statusin tuaj civil në momentin e aplikimit fillestar. Nëse ju ishit i/e martuar në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë, ju duhet të kishit përfshirë bashkëshortin/en tuaj në atë aplikim fillestar (edhe nëse keni qenë në proces divorci). Përjashtim bëjnë rastet kur bashkëshorti është Nënshtetas Amerikan, ose Banor i Përhershëm i Ligjshëm.

Gjithashtu, ju duhej të kishit përfshirë të gjithë fëmijët tuaj të pamartuar dhe nën 21 vjeç në momentin e aplikimit fillestar. Me fëmijë nënkuptohen fëmijët tuaj biologjikë, dhe thjeshtërit- fëmijët e bashkëshortit/es tuaj, apo fëmijë që i keni birësuar ligjërisht, pavarësisht nëse jetojnë me ju ose jo.

Sigurohuni që ju keni ngarkuar fotografinë e saktë për çdo pjesëtar të familjes në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë. Ngatërrimi i fotografive në aplikimin fillestar do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj.

Mosdeklarimi i bashkëshortit/es ekzistues, apo i fëmijës ekzistues në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj. Çdo tarifë e paguar ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara për aplikimin tuaj për vizë nuk rimbursohet. Nëse në momentin e aplikimit fillestar, ju nuk keni përfshirë një fëmijë ekzistues, apo një bashkëshort/e me të cilën ishit i martuar (pra, statusi juaj civil ishte “i martuar” në momentin e aplikimit fillestar), atëherë mos vazhdoni me procedurën e aplikimit për vizë. Ju mund të rishikoni kriteret e pranueshmërisë online.

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037