INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është vetëm lotaria, ja 5 mënyra të tjera si mund të shkoni në SHBA

Nuk është vetëm lotaria, ja 5 mënyra të tjera si mund të shkoni në SHBA

Publikuar më: 12:03 07-05-2019

Ndryshimet e fundit të ligjet e emigracionit e kanë bërë më të vështirë emigrimin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe pse është shumë sfiduese, ka ende disa mënyra si mund të bëhet kjo gjë. Forma më e njohur në vendin tonë është përmes lotarisë amerikane por janë edhe pesë mënyra të tjera se si ju mund të shkoni dhe të bëheni shtatas amerikan.

1. Nëpërmjet martestës
Nëse keni njohur një person, shtetas amerikan dhe keni rënë në dashuri me të, mos hiqni dorë prej tij. Martesa me të do ju hapte një dritë jeshile. Sipas Shërbimit të Qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe Emigracionit ka disa hapa për të arritur në finale që kanë të bëjnë me mbledhjen e dokumentacionit. Këtu përfshihen kopje të certifikatës së martesës; dokumentet e identifikimit juaj dhe të bashshorit/bashkëshortes tuaj dhe dëshmi i të gjitha ndryshimeve ligjore për ju dhe/ose bashkëshortin tuaj.

2. Përmjes familjarëve
Nëse keni një familjar i cili është shtatas amerikan ju mund të shkoni ligjërisht atje. Për shembull, nëse jeni bashkëshorti i një shtetasi amerikan; fëmija i pamartuar nën moshën 21-vjeçare të një shtetasi amerikan; ose prindërit e një shtetasi amerikan ju do të jeni në gjendje të emigroni në SHBA. Sidoqoftë, përjashtimet nuk pwrjashtohen dhe ju duhet të aprovoheni për të hyrë në SHBA së pari përmes një procesi aplikimi.

3. Merrni një vizë pune
Nëse jeni duke ardhur në Shtetet e Bashkuara për të punuar, kjo do t'ju kualifikojë për të emigruar ligjërisht, nëse punëdhënësi juaj i ardhshëm paraqet një kërkesë pranë një institucioni pranimi. Kërkesa është e nevojshme të bëhet për të aplikuar më pas për vizë pune. Vizat për punë ndryshojnë nga një kohë e kufizuar deri në statusin e rezidentit të përhershëm.
Bëhuni një ekspert në fushën tuaj. Nëse jeni i përgatitur në fushën tuaj mund ta provoni me anë të bizneseve dhe organizatave të tjera që kërkojnë ekspertizën tuaj. Përmes kësaj rruge mund të jeni në gjendje të fitoni statusin e një shtetasi të përhershëm në SHBA, siç ka ndodhur për shembull me themeluesin e “Google” apo dhe shumë artistë të tjerë.

4. Investoni në ekonominë e SHBA-së
Nëse jeni një investitor dhe doni të keni shtëpinë tuaj në SHBA ju mund të bëheni shtatas amerikan duke investuar. Qeveria e SHBA ka vendosur shifra të qarta për shumën e investimit dhe vendet ku mund të investoni. Sipas rregullave, ju duhet të angazhoheni për një investim 5-vjeçar dhe të punësoni 10 ose më shumë punëtorë amerikanë për një periudhë prej dy vjetësh. Pas 18 muajsh, ju dhe familja juaj mund të hyni në SHBA si rezidentë, dhe pas 2 vjetësh, mund të aplikoni për kartë të gjelbër.

5. Fitoni lotarinë
Kjo është mënyra që aplikohet masivisht për të shkuar në SHBA. Këmbëngulësit e provojnë shumë herë dhe ndodh që mund të jenë fitues. Çdo vit, Programi i Vizave për Diversitetin e Emigrantëve  bën deri në 50,000 viza emigruese.

Article Logic
Execution time: 0.0041861534118652