INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fituesi i lotarisë shfaqet me maskë që të afërmit mos t'i kërkojnë para

Fituesi i lotarisë shfaqet me maskë që të afërmit mos t'i kërkojnë para

Publikuar më: 12:27 14-02-2019

Shumë prej jush do të donin të fitonin një lotari, por një qytetar nga Xhamajka ka zgjedhur të festojë ndryshe.

Ai fitoi një lotariprej disa miliona eurosh por u shfaq në publik me një maskë ‘Scream’ . Dhe arsyeja është me të vërtetë interesante.

Ai e bëri këtë që të shmangte ndarjen e fitimit me të afërmit. Ai nuk ka dhënë asnjë informacion për identitetin e tij, por në media u raportua se lojtari xhamajkan kishte fituar 158 milionë dollarë.

Eksperti i sigurimit, Robert Finzi-Smith, tha se është e drejtë që fituesit ta fshehin fytyrën e tyre sepse kjo iu redukton stresin.

“Kur fitoni para në lotari, në jetën tuaj shfaqen të afërm që nuk e dinit se ekzistonin. Xhamajkanët priren të ju përcaktojnë si një njeri të keq nëse nuk keni ndjenjën e bamirësisë”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037448406219482