INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është Krusita! Zbulohet historia e dashurisë së Kledi Bahitit me prezantuesen bukuroshe! [FOTO]

Nuk është Krusita! Zbulohet historia e dashurisë së Kledi Bahitit me prezantuesen bukuroshe! [FOTO]

Publikuar më: 20:30 07-03-2020

Emrin e tij e kemi dëgjuar pas sa e sa hiteve shumë të dashura për ne, jo më kot është një nga kompozitorët më të kërkuar të gjeneratës së tij.

Kledi Bahiti, i angazhuar së fundmi në jurinë e spektaklit “Jeho” në “Top Channel” duket se e ka gjetur tashmë muzën e tij të frymëzimit.

Në 2018-n Kledi Bahiti u përfol për një lidhje më tepër sesa profesionale me këngëtren Krusita. Por më pas ai hodhi poshtë fjalët dhe pranoi se po bashkëjeton me një vajzë e cila e frymëzon për krijimet e tij.

Burime për “RevistaWho.Com” bëjnë me dije se Bahiti është në një histori dashurie me gazetaren dhe moderatoren e sportit në rrjetin e RTSH, Pejana Elezi. Bukuroshja bionde nga Tirana, e ka vendosur edhe si foto profili foton krah kompozitorit të njohur, që deri tani ka qëndruar pas ikonave të zemrave në të gjitha fotot e saj. Ende nuk dihen shumë detaje për historinë e tyre dhe ne mezi presim të zbulojmë më shumë nga çifti më i ri i showbiz-it.

6EB670B1-53C3-4458-ADC8-B13949F11AA3-300x151.jpg

1E59389E-4110-4425-870D-389060525762-300x300.jpg

E8D2D0A6-EDFB-4024-B482-B523C7D0AA80-300x300.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042181015014648