INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol për një romancë me Flori Mumajesin, këngëtarja e famshme sqaron për herë të parë raportin me kantautorin! [FOTO]

U përfol për një romancë me Flori Mumajesin, këngëtarja e famshme sqaron për herë të parë raportin me kantautorin! [FOTO]

Publikuar më: 19:35 07-03-2020

Para disa kohësh producenti i njohur Flori Mumajesi u përfol për një romancë me këngëtaren Kejsi Tola. Aludim ky i cili asnjëherë deri më sot nuk u qartësua nga dyshja. Por duket se Kejsi ka vendosur të flasë. Në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ajo i ka rrëfyer të gjitha.

Teksa moderatorja dhe autorja Dojna Mema bënte një xhiro me makinë me Kejsin e ka pyetur se si qëndron e vërteta e raportit që është diskutuar me Flori Mumajesin.

“Flor Mumajesi më ka dhuruar dy këngë që unë i dua shumë, u rritëm ka qenë e para dhe pastaj “Më ke mua” që unë e kam thënë që është kënga e jetës sime sepse teksti dhe çdo gjë ishte shumë për mua por dhe për të gjithë ne.

Është një këngë që napërfshin të gjithëve. Është një profesionist shumë i mirë edhekaq mund të them për marrëdhënien për Florin dhe unë vërtet e kam shumë xhan”- ka thënë Kejsi duke nënkuptuar që mes tyrenuk ka patur asgjë më tepër se marrëdhënia profesionale.

kejsi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039498805999756