INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është çudi! Kirurgu ngatërron veshkën me tumor dhe e heq

Nuk është çudi! Kirurgu ngatërron veshkën me tumor dhe e heq

Publikuar më: 11:12 12-11-2018

Mjeku ngatërron veshkën me një tumor dhe e heq nga trupi i pacientes. Ngjarja e pazakontë nuk ka ndodhur në Shqipëri por në një spital në Florida në Wellington Regional Medical Center.

Viktimë ishte një grua 51 vjeçe që në vitin 2016 i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ajo kishte kërkuar ndihmën e mjekëve për një dhimbje që iu shkaktua gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur vite më parë. Kështu që iu nënshtrua rezonancës magnetike që nuk u pa nga mjeku që e operoi.

Kirurgu ka bërë një hap të gabuar në sallën e operacionit.

Në fakt ajo që ka hequr, ishte një veshkë e pozicionuar në pjesën e legenit. Gruaja ishte prekur nga sindroma e nefroptozës,( sindroma e rrallë që i bën veshkat të lëvizin dhe është një gjendje shumë e rrallë tek femrat).

 Departamenti i Shëndetësisë i Floridës i ka kërkuar komitetit mjekësor të pezullojë ose revokojë licencën profesionale të kirurgut ose ta dënojë atë me sanksione të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447