INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të ishte luftë! Ebola po merr jetë njerëzish

Si të ishte luftë! Ebola po merr jetë njerëzish

Publikuar më: 10:35 12-11-2018

Shpërthimi i fundit i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, është më i keqi në historinë e këtij vendi. Në këtë konkluzion arriti Ministria e Shëndetësisë. Pothuajse 200 persona kanë vdekur vetëm për pak muaj ndërkaq mbi 300 raste të tjera janë konfirmuar se janë të infektuar me këtë virus. Programi i vaksinimit kundër Ebolës deri më tani ka përfshirë rreth 25 mijë njerëz.

Kongo ka vuajtur për shumë gjatë vite me jostabilitet dhe përpjekjet për të parandaluar përhapjen e këtij virusi janë penguar nga sulmet ndaj punëtorëve shëndetësorë.
“Deri më tani, 319 raste dhe 198 vdekje janë konfirmuar”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Oly Ilunga.
Ky është shpërthimi i dhjetë i virusit të Ebolës në Kongo dhe më i keqi, që prej epidemisë së parë më 1976. Ebola është një sëmundje infektuese që përhapet përmes lëngjeve trupore, shkruan Newsbomb.al.
Simptomat e para të virusit janë të ngjashme me ato të gripit por më pas përcillen me vjellje, diarre, skuqje të lëkurës dhe me gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381