INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e merrni dot me mend sa ka kushtuar veshja e Lorit në dasmën e Sarës!

Nuk e merrni dot me mend sa ka kushtuar veshja e Lorit në dasmën e Sarës!

Publikuar më: 14:53 14-08-2018

Pavarësisht “rregullave të forta” për ta mbajtur ceremoninë martesore sa më private, nuk mund të mos kishte më pak vëmendje çdo detaj që zbulohet mbi dasmën e Ledionit dhe Sarës.

Duke filluar nga fustani i nuses, të ftuarit, veshjet e të ftuarve, ose sa kanë kushtuar veshjet e tyre për shembull.

Mund të themi pa frikë se ajo që shkëlqeu veç nuses në ceremoninë që u mbajt në liqenin e Comos në Itali, ishte dhe Lori, motra e madhe e Sarës.

Me një veshje mjaft “chic” të Dolce&Gabbana, Lori i ka lënë të gjithë gojëhapur. 

Por ajo që do t’ju lërë edhe më shumë gojëhapur është vlera e veshjes së saj.

Kostumi i Lorit kushton 2850 euro e ndërsa këpucët 725 euro.

Një shifër marramendëse për shumë persona, por e denjë dhe aspak "tmerruese" për një prej trashëgimtareve më të mëdha në vend.

lorii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019979476928711