INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja shqiptare e thotë troç : ‘Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë!’

Moderatorja shqiptare e thotë troç : ‘Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë!’

Publikuar më: 15:16 14-08-2018


Jemi mësuar në televizor të shohim moderatoret shqiptare të kuruara me veshje të cilat duken nga më të shtrenjta. Po ashtu në rrjetet sociale ato duken të kuruara mjaftë mire, dhe kjo na bën të mendojmë se ato gjithmonë vishen kështu, dhe në përditshmëri.

Por një prej moderatoreve shqiptare e cila mund të themi se konsiderohet nga ato “mos kokëçarëset”, Fiori Dardha ka folur troç se ku i ble veshjet e saj.

Në një postim në Instagram ajo ka rrëfyer se ble dhe veshje të përdorura e madje aq shumë sa ia luan fenë.

“Veshjet që mbaj në përditshmërinë time sigurisht që i blej të gjitha. Veshjet që mbaj në ekran, në shumicën e rasteve sigurohen nga butikë me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë, vite më parë kur nuk kisha mundësi të blija gjithçka të re”, ka shkruar Fiori në Instagram.

firoii2.png

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273