INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e doni më dhe doni 'ta hiqni qafe' pa e lënduar? Ja si të veproni

Nuk e doni më dhe doni 'ta hiqni qafe' pa e lënduar? Ja si të veproni

Publikuar më: 16:27 03-10-2018

Një lidhje mund të konsumohet dhe nuk mbetet më dashuri mes çiftit.

Ai ndoshta nuk ka bërë asgjë të keqe, por thjesht vjen një moment dhe e pyet veten: a e dua unë atë?

Dhe përgjigja e parë që të vjen në mendje është “JO”. Çfarë duhet të bëni në këtë rast?

Qartësoni ndjenjat

E para gjë që duhet të bëni është të qartësoni ndjenjat tuaja dhe mos u nxitoni duke i kërkuar ndarjen e menjëhershme, pasi mund të pendoheni më vonë. Sigurohuni që nuk ndjeni asgjë për të dhe më pas mund të flisni.

Ndarja nuk duhet të jetë e menjëhershme

Me një njeri që keni qëndruar vite të tëra, një ndarje direkte do të ishte e dhimbshme. Shkëputuni dalëngadalë, duke i lënë të kuptoni se gjërat mes jush nuk po funksionojnë.

Mos e bëni të ndihet fajtor

Nëse lidhja nuk ka funksionuar, nuk është gjithmonë faji i atij. Merrni edhe ju peshën e fajit, pasi në këtë mënyrë ai nuk do të ndihet keq se ka gabuar diku në lidhje me ju.

Mbani kontakte me të

Edhe nëse ndaheni, ish-in mos e bëni armik, por as mik. Marrëdhënia me ish-in është paksa e komplikuar, por një mesazh deri sa të shkëputeni plotësisht do ishte mirë t’ia dërgonit.

Article Logic
Execution time: 0.0040309429168701