Transmetimet e drejtpërdrejta janë një surprizë më vete. Kështu ka rezultuar këto ditë me programin ‘Trokit’ teksa telefonuesit sjellin gjithmonë nota të larta humori e argëtimi. Ajo që ndodhi sot përfshiu moderatoren Sara Gjordeni dhe shef Brenton.
Mjaftoi një koment rreth avullit që i shkonte në fytyrë Sarës që të dy të shpërthenin në të qeshura. Edhe pse Sara u përpoq të qetësonte Brentonin, dukej se ishte e pamundur. Pas disa sekondash vetëm të qeshura, Ermali ndërhyn në studio. Në fillim ai përpiqet të jetë serioz por më pas i kërkon më ngulm të dijë edhe ai përse po qeshnin. Qeshni edhe ju pas minutës së 2-të të videos së mëposhtme.