INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e dimë pse, por MOZZIK flet hapur dhe tregon nga çfarë vuan!

Nuk e dimë pse, por MOZZIK flet hapur dhe tregon nga çfarë vuan!

Publikuar më: 14:34 04-05-2020

Nuk e dimë nëse ndikoi karantina apo nëse kishte kohë që donte ta ndante me ndjekësit e tij, mirëpo së fundmi reperi Mozzik ka hapur zemrën dhe ka treguar se vuan nga ankthi. Ai ka gjetur një mënyrë të lehtë për ta treguar “barrën e rëndë” që mban, duke ndarë në InstaStory një meme lidhur me ankthin dhe duke rrëfyer kështu për vuajtjen e tij.

Reperi ka preferuar të mos e komentojë më gjatë dhe nuk ka treguar nëse ankthi ka nisur më herët apo për shkak të izolimit në shtëpi pas përhapjes së pandemisë në botë. Madje, ai nuk ka treguar as sesi po përpiqet ta luftojë dhe çfarë bën për ta mbajtur nën kontroll.

Mozzik është ndër personazhet e shumtë VIP që përjetojnë akth dhe e ndajnë këtë eksperiencë me fansat e tyre në rrjete sociale, ndërsa ne shpresojmë që ndarja me të tjerët ta ketë bërë reperin të ndihet më mirë.

erg.jpeg

 

Siç tregoi më herët gjatë një interviste, Mozzik është izoluar prej 2 muajsh larg vajzës së tij, Hanës dhe gjëja e parë që do të bëjë sapo izolimi të përfundojë është të takojë të voglën. 

Gjithashtu, këto ditë karantine reperi nuk harroi të surprizojë fansat e tij, duke prezantuar projektin e ri muzikor të cilin të gjithë do ta dëgjojmë më 8 maj!

Article Logic
Execution time: 0.004065990447998