INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më zhgënjeve shumë…''/ Kënga e fundit e Loredanës i dedikohet MOZZIK-ut? [VIDEO]

''Më zhgënjeve shumë…''/ Kënga e fundit e Loredanës i dedikohet MOZZIK-ut? [VIDEO]

Publikuar më: 11:34 30-04-2020

Loredana është një ndër këngëtaret shqiptare që gjatë periudhës së karantinës nuk ka qëndruar pasive, por e ka përdorur mjaft mirë për të sjellë projekte të reja. Pas këngës me partnerin e saj të përfolur Zuna, Loredana ditën e djeshme solli bashkëpunimin me reperin e famshëm ndërkombëtar, Capital Bra.

“Nicht verdient” mban titullin kjo këngë, e cila është një baladë e ndjerë, me shumë fjalë dashurie e zhgënjimi brenda. Madje i gjithë teksi flet për një dashuri që tashmë ka marrë fund, edhe pse protagonistët e saj u munduan shumë, sipas revistavip. Po të njihnit gjuhën gjermane e të kuptonit tekstin, menjëherë do t’ju shkonte mendja se është një dedikim për Mozzik. Nuk është se ne dimë gjermanisht, por me sa lexuam në video të ndryshme të publikuara nga fansat e Loredanës, na u krijua përshtypja se kjo këngë është dedikim i hapur për ish-partnerin e Loredanës.

Sa herë kam luftuar për ne të dy?

Sa herë me the që bota është e jona?

Sa herë e kam ulur kokën për ty?

Për ty kjo ishte dobësi e ndërsa për mua respekt!

Teksa reperja këndon këto fjalë, në prapavijë dëgjohet fjala “Hana” dhe reperja shfaq tatuazhin që ka me emrin e vogëlushes së saj.

Jo vetëm këto fraza, por në pjesë të tjera të këngës, Loredana thotë:

Mos më thuaj që më don

Mos më thuaj që më dashuron

Mos më thuaj që të duhem

Se nuk e meritove dashurinë time

Më zhgënjeve aq shumë

Të betohem jam serioze

Unë gabova shumë, mendova se ia vleje

Fjalët janë këto dhe shumë të tjera, por nëse është një dedikim për Mozzik, gjykojeni ju!

 

Article Logic
Execution time: 0.0040359497070312