INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mos u kthe më…”/ Pra, MOZZIK sapo i vuri kapakun ndarjes me Loredanën! [VIDEO]

“Mos u kthe më…”/ Pra, MOZZIK sapo i vuri kapakun ndarjes me Loredanën! [VIDEO]

Publikuar më: 11:28 08-05-2020

Që nga lidhja e deri te ndarja, historia e Mozzik dhe Loredanës ka qenë një prej më të diskutuarave në media dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kur deklaruan ndarjen, asnjëri prej tyre nuk ka arsye për këtë vendim.

Do të ishte Loredana që në intervistën e parë pas njoftimit për ndarje deklaroi se nuk kishte motiv për ndarjen mes tyre, madje e la të hapur mundësinë për t’u kthyer sërish bashkë. Mirëpo kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak reperit të njohur, i cili fajësoi Loredanën për ndarjen, të cilën e quajti gënjeshtare që viktimizohet duke përdorur të bijën.

E nëse fansat kanë menduar që mund të ketë një rikthim të tyre, të gjitha gjasat janë për jo, sepse s’i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në këngët e publikuara.

Pas këngës së Loredanës me Capital Bra, këngë që flet për dashurinë e humbur dhe nga teksti kuptohej që ishte për Mozzik, tani reperi ka sjellë “kundërpërgjigjen” e tij.

Mozzik ka publikuar së fundmi këngën me titull “Lass Mal”(Lëre), në të cilën thotë se e ka lënë pas të shkuarën.

Ai flet për jetën e tij në këngë, por sigurisht që disa vargje duket që i janë dedikuar Loredanës pasi shprehet:

“Mos u kthe më, e di që për mua thua që jam i çmendur

Ti e provon fatin tënd, e di çfarë të mundon

Lëre, lëre, lëre, respektin lëre

Moralin lëre, lëre

Karakterin lëre, lëre”.

Në një pjesë tjetër të këngës, reperi i talentuar thotë hapur se ai nuk ka më nevojë për të dhe se ajo nuk ishte asnjëhere aty për Mozzik-un, shkruan RevistaVIP. Të gjithë jeni dakord që me siguri po i referohet Loredanës në këtë rast, madje në një moment tjetër, Mozzik thotë:

Jeta ime nuk ka qenë e lehtë

kam mësuar shumë,

asgjë nuk është siç duket,

tradhtarë dhe ndarje, por kjo ka përfunduar tani…”.

Siç duket, Loredana dhe Mozzik as që nuk e kanë ndërmend të rikthehen sërish bashkë, por të paktën këngët e tyre po rezultojnë më të dëgjuarat, goxha marketing i mirë ka qenë kjo ndarje.

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699