INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk duroi pas deklaratës së Einxhel, Monika e thotë TROÇ: 'Kur u lidhën Bora nuk ishte gjëkundi, Donaldi ishte qendra e vëmendjes!'

Nuk duroi pas deklaratës së Einxhel, Monika e thotë TROÇ: 'Kur u lidhën Bora nuk ishte gjëkundi, Donaldi ishte qendra e vëmendjes!'

Publikuar më: 21:29 03-02-2022

Mbrëmjen e së martës Einxhel dhe Donaldi debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Ndër të tjera, Einxhel i tha se e gjithë fama e tij vjen prej lidhjes së mëparshme me Bora Zemanin apo edhe për vëllain e tij me Jonidën.

Kjo nuk u prit mirë jo vetëm nga Donaldi, por edhe nga disa nga banorët brenda shtëpisë.

Së fundmi ishte Monika ajo që ka thënë se nuk është dakord me Einxhel. Aktorja është shprehur në një bisedë me Arjolën dhe Ilirin se Einxhel nuk duhet ta kishte hapur këtë temë.

Ajoshprehet se kur Donaldi u lidh me Borën kjo e fundit nuk ishte askund.

“Debati nisi nga dhoma e rrëfimit dhe në dhomë të rrëfimit Einxhel ishte shprehur rëndë. Tani të rrimë me këmbë në tokë. Dhe në dhomë të rrëfimit Einxhel ka thënë: “Ata nuk njiheshin. Të dy ata janë njohur përmes të dashurave!” Tani, më fal një minutë, kush je ti që do më thuash mua se si njihem? Në kohën që unë punoja me Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën, Bora nuk ishte gjëkundi. Dhe të dy vëllezërit ishin në qendër të vëmendjes. Plus, kanë bërë “Al Pazar”, që 18-19 vjeç. Atëherë, unë të hedh poshtë se nuk më ka bërë dikush, por forcat e mia.”- tha Monika.

Article Logic
Execution time: 0.0032668113708496