INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk duhet të krijoni lidhje me dikë në vendin e punës. 5 Arsyet që do t’ju habisin!

Nuk duhet të krijoni lidhje me dikë në vendin e punës. 5 Arsyet që do t’ju habisin!

Publikuar më: 12:00 04-04-2017
Ndjenjat  për dikë nuk komandohen dot, edhe kur bëhet fjalë për dikë që punon me ju.
Sipas intv.al janë të rralla rastet kur dy persona që punojnë në të njëjtin vend kanë të ardhme së bashku. Ekspertët  kanë  listuar disa arsye, pse nuk duhet të krijoni një lidhje në vendin e punës:
1. Të tjerët do e kenë mendjen të shohin veprimet tuaja
Kur krijoni një lidhje me dikë në punë, kolegët e tjerë do e kenë mendjen të shohin çdo lëvizje tuajën. Kjo situatë do t’ju shqëtësojë dhe nuk ndiheni rehat që të dy. Ngjarjet në marrëdhënien tuaj do ndiqen nga të gjithë.
2.  Do e shikoni njëri-tjetrin  gjatë gjithë kohës
Mungesa e bën zemrën të rrahë më fort. Ekspertët shtojnë se ta shikosh partnerin gjatë gjithë kohës, lidhja juaj mund të ketë ketë probleme. Sipas intv.al  nuk I jepni mundësinë që t’i mungoni njëri-tjetrit.
3. Do jeni në qëndër të thashethemeve
Edhe pse do mundoheni t’i shmangeni thashethemeve në vendin e punës, sërish do përballeni me to. Sipas intv.al nëse krijoni një lidhje me dikë në vendin e punës, gjithmonë do përballeni me fjalë të ndryshme që do dëgjoni nga të tjerët. Ndoshta edhe gjëra negative, të cilat do ndikojnë për keq në gjendjen tuaj shpirtërore. Kujdes!
4. Bisedat në shumicën e rasteve do jenë për punën
Ju jeni në të njëjtin vend pune dhe kur të jeni jashtë , sërish do flisni për punën. Kjo është diçka që nuk mund ta shmangni dot.
5. Nuk do gjeni dot një ekuilibër mes punës dhe jetës personale
Në një marrëdhënie duhet të gjeni një ekuilibër  mes jetes personale dhe profesionale. Sipas intv.al nëse jeni të njëjtin vend pune,  do e keni të vështirë  të gjeni një balancë mes punës dhe lidhjes suaj.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875