INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse bashkëshortin duhet ta keni më të madh në moshë? Habisin ekspertët!

Pse bashkëshortin duhet ta keni më të madh në moshë? Habisin ekspertët!

Publikuar më: 10:42 31-03-2017
Në shumë vende paragjykohen femrat të cilat nuk e kanë partnerin moshatar, apo me shumë pak vite diferencë.
E para gjë që të shkon në mendje është pasuria, pra mënyra  më e lehtë për të siguruar jetesën. Ekspertët, sipas intv.al   kanë  dhënë disa arsye të tjera, pse martesa me dikë më të madh në moshë ka shumë gjëra pozitive. 
 
1. Fëmijët nuk janë prioriteti i tij
Nëse ju nuk dëshironi të keni fëmijë, për një partner të ri në moshë ky do ishte problem. E kundërta ndodhë me dikë  më të madh në moshë, sepse mund te ketë fëmijë nga martesa e kaluar , ose është i sigurt që nuk dëshiron të bëhet prind.
2. I kushton rëndësi pamjes së jashtme
Fakti që ai është me një femër më të re në moshë bën që pamja e jashtme të ketë rëndësi për të.Ai nuk dëshiron të duket keq te ju, që mos të duket shumë ndryshimi  i moshës mes jush. Fakti që je  i martuar, sipas intv.al nuk do të thotë se nuk duhet të kujdesesh më  për  pamjen e jashtme.
3. Nuk i pëlqejnë më lojërat 
Një mashkull me eksperiencë, i ka kaluar aventurat dhe i merr gjërat më seriozisht. Me këtë partner ju do ndjeni më shumë  siguri për të ardhmen.
4. Mësoni më shumë nga partneri  juaj
E kaluara e tij, historitë e ndryshme që do dëgjoni prej tij do ndikojnë edhe te ju. Meshkujt më të mëdhenj në moshë gjithmonë do kenë diçka për të treguar, prandaj kjo do e bëjë lidhjen tuaj edhe më të larmishme.
5. Ju bën të ndiheni mirë në çastet  intime
Një partner me eksperiencë seksuale është më i duruar, i dashur dhe ju mbush me ngrohtësi. Ai e di mirë se ç’duhet të bëjë për të pasur raport të shëndetshëm seksual në çift.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0031259059906006