INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do të besoni sa milionë paundë ka harxhuar Johnny Depp vitin e kaluar!

Nuk do të besoni sa milionë paundë ka harxhuar Johnny Depp vitin e kaluar!

Publikuar më: 11:19 02-02-2017

Ai së fundmi sapo ka dalë nga një divorc shumë i shëmtuar dhe i kushtueshëm, pas të cilit shumica prej nesh do të mbante fort kuletën për të mos e tepruar me shpenzimet.

Të mbash një buxhet të kontrolluar mund të ndihmojë, siç të ndihmon të ndërpresësh ndonjë zakon shumë të kushtueshëm. Por ky nuk është rasti i Johnny Depp. Sipas menaxherëve të tij të mëparshëm, aktori 53 vjeçar ka shpenzuar bukurinë e 21 milionë paundëve vetëm gjatë vitit të kaluar. Si mund t’ia dalësh të shpenzosh një shifër të tillë marramendëse? Merrni lapsin dhe filloni mbani shënime nga leksionet e Depp. Ai shpenzon plot 1.5 milionë paundë në muaj, ndër të cilat 24 mijë paundë në shishe vere, 160 mijë paundë në avionë privatë dhe 239 mijë paundë për stafin prej 40 personash. Për t’ veçuar më pas një ivestim prej 8 milionë paundësh në një koleksion masiv arti, ku përfshihen 70 kitare dhe një jaht luksoz prej 14.3 milionë paundësh që mëvonë u ble nga J.K. Rowling. E pabesueshme!

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766