INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johnny Depp kërcënon të vrasë Presidentin Donald Trump!

Johnny Depp kërcënon të vrasë Presidentin Donald Trump!

Publikuar më: 10:19 23-06-2017

Ylli hollivudian dukej sikur po kërcënonte me Presidentin Donald Trump gjatë një fjalimi në festivalin e Glastonbury.

“A mund të sillni Trump-in këtu? pyeti Johnny Depp publikun ndërkohë që prezantonte filmin e tij “The Libertine”. Pasi mori brohorimat e publikut ai shkoi edhe më tej duke shtuar: “Më keqkuptuat plotësisht. Kur ishte hera e fundit që një aktor vrau një president?”. Këto komente natyrisht i referohet vrasjes së presidentit amerikan Abraham Lincoln në vitin 1865 nga aktori John Wilkes Booth. Jo ekzaktësisht ajo që do të shprehte dikush për të fituar simpatinë e publikut, pavarësisht mungesës së popullaritetit të presidentit aktual. Por sërish, Johnny Depp nuk është se e vret shumë mendjen për të qenë simpatik...

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607