INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johnny Depp në probleme të mëdha financiare, por ja çfarë refuzon të shesë! [FOTO]

Johnny Depp në probleme të mëdha financiare, por ja çfarë refuzon të shesë! [FOTO]

Publikuar më: 13:47 20-06-2017

Ylli hollivudian është vetëofruar që të “shesë pronat e tij” në mënyrë që të rregullojë problemet financiare, por ka vendosur limite.

Depp duket se nuk është i gatshëm që të japë gjithçka dhe ka vendosur si kusht të palëvizshem që të mos preket avioni i tij privat. Kjo për arsyen e thjeshtë se aktori 53 vjeçar ka këmbëngulur se fluturimet e zakonshme komerciale janë një “makth dreqi”. Aktualisht ylli i “Pirates of the Caribbean” është në një luftë ligjore me kompaninë që e menaxhonte, The Management Group, të cilët i ka paditur për keqpërdorim të parave të tij. Nga ana tjetër, ata këmbëngulin se problemet financiara të Johnny janë tërësisht faji i tij. Tashmë kompania ka vënë në përdorim të gjykatës e-maile që ai u ka dërguar si pjesë e një dokumenti me 109 faqe, ku dolën në dritë dhe kërkesat e Depp që të mos i preket avioni privat. Fundja, çfarë e dallon një yll nga gjithë të tjerët?

johnnyjet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328