INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy udhëton drejt Italisë për Reantën, na tregon gjëndjen e vajzës së sëmurë që ndihmoi [FOTOVIDEO]

Noizy udhëton drejt Italisë për Reantën, na tregon gjëndjen e vajzës së sëmurë që ndihmoi [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 16:46 11-02-2017

Besojmë e mbani mend Reantën, vogëlushën dy muajshe  për  shërimin e së cilës  Noizy  dhuroi 14 mijë e 500 euro.

Reanta Balliu ka nevojë për një transplant dhe për të bërë ndërhyrjen familjes i duheshin 26 mijë euro dhe pas dhurimeve të ndryshme, shuma e majmë e reperit mundësoi që çifti Balliu dhe e vogla e tyre e diagnostikuar me një anomali në aparatin tretës të mund të udhëtojë drejt Italisë për t’u operuar.

Reperi falenderoi edhe miqtë e tij të cilët iu përgjigjën thirrjes së tij për t'i ardhur në ndihmë vogëlushes.

reanta_semure.png

Dhe për fat të mirë gjithçka shkoi për mrekulli sepse Reanta e vogël është shëruar. Është vetë Noizy ai që na e jep lajmin pasi ndodhet në Itali dhe ka vizituar vogëlushen. ""Reanta e vogël, shëndoshë e mirë në spitalin e Romës", shkruan 30 vjeçari.

rgfgrdt.png

 

Every1 say Hello to Reanta ? She's doing well at last ?

A video posted by NOIZY (@zinizin) on

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826