INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NOIZY tregon momentet e vështira të tërmetit: Qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën e motrën shtatzënë! [VIDEO]

NOIZY tregon momentet e vështira të tërmetit: Qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën e motrën shtatzënë! [VIDEO]

Publikuar më: 14:28 03-12-2019

Reperi i njohur, Noizy, ka qenë pranë familjeve të prekura nga tërmeti që mbrëmjen e 26 nëntorit, duke i ndihmuar ata me veshje dhe ushqim.

Gjatë një aktiviteti për personat me aftësi të kufizuara, reperi ka folur për mediat, ku tërmetin katastrofik e ka cilësuar një ngjarje të tmerrshme. Noizy ka rrëfyer se e ka përjetuar shumë keq tërmetin, pasi ka qëlluar mes rrënojave në Durrës, së bashku me të ëmën, mbesën dhe motrën shtatzënë, sipas gazetashqip.

“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë.

Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.

Article Logic
Execution time: 0.0028820037841797